Gruaja që vendos nëse burrat mund t’i kenë dy gra

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kritikët e ndërlidhin shpesh të drejtën islamike, të njohur si sheriat, me ndëshkimet e ashpra dhe me sjelljet e ashpra.

Por gruas së parë në krye të gjykatës së lartë myslimane në Malajzi i është dhënë mundësi që të mbrojë gratë në shtetin me shumicë myslimane.

Gjyqtarja Nenney Shushaidah gjykon deri në pesë gjykime në ditë dhe dëgjon dëshmitë e dëshmitarëve të tetëdhjetë rasteve në javë.

Dy sisteme ligjore

Malajzia praktikon një formë moderne të islamit, por sjelljet konservative kanë shënuar ngritje, sikurse edhe përdorimi i sheriatit për gjykimin e rasteve.

Sipas një sistemi dual të drejtësisë – të përzier me të drejtë shekullar edhe islamike, mijëra myslimanë vendosin që çështjet morale dhe të familjes t’i gjykojnë sipas të drejtës së sheriatit.

Përderisa jomyslimanëve u është mundësuar që rastet t’i zgjidhin sipas ligjeve shekullare për të njëjtat çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme