Komorani do të bëhet me Shkollë Profesionale-Bytyqi: Të rinjtë të përgatiten për tregun e punës

Komoran | 02 Nën 2018 | 09:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komoran do të ndërtohet një shkollë Profesionale. Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi shtoi se prioritet i ministrisë është ngritja e nivelit në shkollat profesionale në mënyrë që të rinjtë  të jenë të përgatitur për tregun e punës.

“Momenti i fillimit të punimeve të kësaj shkolle është i rëndësishëm sepse ne si MAShT e kemi vënë prioritetin kyç në shkollat profesionale. Ky prioritet është i rëndësishëm për të rinjtë tanë. Kjo shkollë përveç simbolikës së edukimit do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me bizneset. Ne do të marrim informata për nevojat e bizneseve dhe në bazë të atyre profileve ne do t’i përgatisim ata”.

Ai ka sqaruar se janë në fazën e hartimit të një strategjie për shkollat profesionale, veç këtë vit sipas ministrit janë ndarë 1 milion euro për këto shkolla.

“Ne jemi në fazën e ndërtimit të një strategjie për ndërtimin e shkollave profesionale. Këtë vit janë ndarë 1 milion euro që do t’i shpërndahen shkollave profesionale. Nuk është vetëm ndërtimi i kësaj shkolle që do të na gëzoj, por janë edhe pajisjet e nevojshme në mënyrë që të rinjtë të fitojnë përvojën e punës”, tha ai.

Ministri i Administratës Publike (MAP) Mahir Yagcilar tha se ndërtimi i kësaj shkollë do të krijoj mundësi të reja punësimi për mësimdhënës gjithashtu do të përgatis nxënësit, të cilët do të jenë konkurrent në tregun evropian.

“Sot po fillojmë një projekt të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Drenasin por për rajonin. Fillimi i punimeve të kësaj shkollës i paraprin nivelit të rritjes së fushave specifike. Ky projekt është financiar nga qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit”.

“Ky projekt është modern në arkitekturë. Kjo shkollë do të mundësoj punë për mësimdhënësit, por edhe nxënësit. Besoj që nxënësit që dalin nga kjo shkollë do të jenë konkurrent në rajon”.

Kryetari i komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci tha se kjo shkollë do të plotësoj nevojat jo vetëm Drenasit por edhe të qyteteve tjera, raporton EO.

“Kjo shkollë do ti plotësoj nevojat jo vetëm të qytetarëve të Drenasit por edhe qytetarëve tjerë të Kosovës. Kjo shkollë do të mbaj emrin e gjeneralit ‘Bedri Shala’”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/191689748376279/

 

Të ngjashme