Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.
Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.
Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona.
Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.
Ndërkohë prodhuesi amerikan i aeroplanëve ka thënë se do të dërgojë një ekip për të ofruar ndihmë teknike.
Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se aeroplani i saj, që është nisur nga Nairobi i Kenias, është rrëzuar vetëm disa minuata pas nisjes.
Kompania ka thënë se piloti ka raportuar për vështirësi dhe ka kërkuar që të kthehet në kryeqytetin etiopian.
Pasagjerë nga më shumë se 30 shtete kanë qenë në bord, duke përfshirë banorë të Kenias, kanadezë, amerikanë, britanikë, gjermanë, rusë dhe një serb.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se 19 anëtarë të agjencive bashkëpunëtore kanë qenë në mesin e viktimave.
Etiopia ka shpallur 11 marsin ditë zie kombëtare.
Aeroplani 737 MAX 8 është përdorur për fluturime komerciale nga viti 2017.