Kompania britanike “Geomiq” ka zbuluar se ndoshta do të bashkëpunojë me një kompani deri më tani të panjohur e cila bën robotë në projektin që kërkon meshkuj dhe femra, të cilët do t’ua “dhurojnë” fytyrat e tyre robotëve në këmbim të më shumë se 100.000 dollarëve.
Si do të ndiheshit sikur në një turmë në rrugë do ta shihnit dikë që duket si ju? Disenjatorët në të dy kompanitë thonë se po i ofrojnë 130.000 dollarë për të drejtat e përdorimit të fytyrës suaj, shkruan KOHA Ditore. Të gjithë që dëshirojnë të marrin pjesë mund të paraqiten në email adresën e tyre: [email protected].
Edhe pse kompania që doli me këtë ide ende nuk dëshiron ta zbulojë emrin e saj, ata kanë paralajmëruar se së shpejti më shumë informacione do të jenë në dispozicion të publikut, raporton Bright Side.
Sipas fjalëve të punëtorëve të Geomiq, në këtë projekt është duke u punuar tash pesë vjet, ndërsa ai e ka marrë një mbështetje të madhe financiare nga investitorët. Ata gjithashtu shtojnë se një ekip i veçantë do t’i zgjedhë njerëzit që do të kalojnë në përzgjedhje më të ngushtë të projektit, pastaj do t’i kontaktojnë ata dhe t’u shpjegojnë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë në projekt.