Kompania e njohur botërore, Caterpillar vjen zyrtarisht në Kosovë

Prishtinë | 21 Nën 2025 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

“Teknoxgroup”, distributori zyrtar i kompanisë amerikane “Caterpillar”, ka hapur sot zyrat e saj në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Siç thanë përfaqësuesit e kësaj kompanie, kjo e vendosë vendin në “hartën e transformimeve”, sepse “Teknoxgroup” është pjesë e një familjeje të madhe që nga Spanja e Portugalia, deri në Ballkan.

Hapja u cilësua një investim i rëndësishëm për zgjerimin e prezencës së markës amerikane në vend, që ofron shërbime, mbështetje teknike dhe akses më të lehtë për klientët dhe partnerët.

“Caterpillar” është kompani e njohur botërisht për prodhimin e pajisjeve të rënda ndërtimore, makinerive industriale dhe teknikës për miniera e infrastrukture.

Të ngjashme