Duket se telashet për manjatin e filmave Harvey Weinstein, nuk kanë përfunduar ende.
Këtë herë bëhet fjalë për studion e regjisorit, i cili aktualisht është nën hetim për akuzat e ngacmimeve seksuale, e cila pritet të shpallë falimentimin pasi bisedimet për të shitur tek një grup investitorësh u prishën.
Duket se dy javë më parë, kur Prokurori i New York ngriti akuzat ndaj regjisorit, kanë stopuar edhe bisedimet për shitjen e studiove të tij.
Sipas BBC, duket se i vetmi opsion është shpallja e falimentimit.
“Weinstein Company ka qenë e angazhuar në një proces aktiv shitjeje me shpresën për të ruajtur pasurinë dhe vendet e punës. Por sot këto diskutime përfunduan pa një marrëveshje të nënshkruar”, tha bordi në një deklaratë të raportuar nga disa gazeta amerikane, transmeton tch.
Producenti i Hollywoodit, Weinstein, aktualisht po përballet me akuzat e shumë artisteve për ngacmime seksuale, edhe pse avokatët e tij mohojnë kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se janë aludime, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të regjisorit të famshëm.