Tërhiqet një padi ndaj Weinsteinit për ngacmim seksual, por prokuroria nuk do ta pezullojë procesin gjyqësor

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Prokurorët e Nju Jorkut nuk duan të largojnë rastin kundër producentit të filmit Harvey Weinstein.

Kohët e fundit, një nga rastet e aktakuzave për ngacmim seksual është hedhur poshtë për shkak të mungesave të dëshmive.

Fillimisht u akuzua për abuzime seksualisht me tri gra, por një nga këto raste u hodh sepse prokurorët dolën në përfundimin se një detektiv kishte këshilluar akuzuesen që të heq padinë.

Avokatët e Weinstein besojnë se i gjithë rasti kundër klientit të tyre është i montuar dhe duhet të refuzohet i tëri.

Prokurorët, megjithatë, konsiderojnë se në rastet e mbetura ka më shumë se prova të mjaftueshme.

Ndryshe, Weinstein është raportuar se është pranë falimentimit pas akuzave për ngacmim seksual.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme