I pagoi fshehurazi 350 mijë dollarë për ngacmim seksual

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Aubrey Drake Graham (32), i njohur më mirë me emrin skenik Drake, ia ka paguar më shumë se 300 mijë dollarë të njëjtës femër të cilën u përpoq ta padisë për akuza të rreme për ngacmim seksual, nga të cilat është liruar plotësisht në vitin 2017. Modelja e Instagramit Layla Lace (32) kështu i ka marrë 350.000 dollarë.

Marrëveshja e fshehtë për pagesë u zbulua pasi Layla paraqiti ankesë kundër avokatit të vet i cili, siç thotë, nuk veproi në interesin e saj, por komplotoi me avokatin e Drake kundër saj. Pastaj i zbuloi detajet e takimit me reperin, i cili ndodhi në shkurt të vitit 2017 gjatë turneut të tij në Britaninë e Madhe, pasi u kthyen në dhomën e hotelit.

“Drake më detyroi të bëja seks oral, por nuk ishte seks oral i zakonshëm, por më shumë si një fetish”, – tha Layla dhe shtoi se reperi i tha asaj të pështyjë në gotën të cilën ai e maste, shkruan KOHA Ditore.

Reperi e pranoi se kishin pasur marrëdhënie pas koncertit të tij në Manchester, por pohon se Layla pranoi për seks oral. Në prill të vitit 2017 ajo deklaroi se kishte mbetur shtatzënë me Drake, por nuk kishte dëshmi për shtatzëninë. Pastaj në maj thuhet se e angazhoi një avokat për të nxjerrë miliona nga reperi, por nuk pranoi për test të atësisë.

Rasti u përshkallëzua në qershor pasi ajo i telefonoi policisë së New Yorkut për ta raportuar përdhunimin. Policia më pas bisedoi me Drake, por e liruan sepse nuk kishte dëshmi për akuzat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme