Kompania “Pastrimi” kundërshton deklaratat e kryetarit Rama, kërkon respektim të rregullores për pagesat

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja Publike “Pastrimi” Sh.A. ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke sqaruar se problemet financiare të ndërmarrjes vijnë nga moszbatimi i Rregullores Komunale për pagesën e mbeturinave.

Sipas “Pastrimi”-t, orientimi i qytetarëve për të mos paguar drejtpërdrejt në llogarinë e kompanisë ka sjellë humbje prej 2.7 milionë euro që nga janari 2025.

Ndërmarrja thekson se ka kërkuar zgjidhje institucionale dhe se performanca e saj është vlerësuar pozitivisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Ajo shpreh përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe thërret për bashkëpunim me institucionet për tejkalimin e sfidave.

Të ngjashme