Kompania “Pastrimi”, e cila e ka mbyllur vitin 2017 me 20 milionë euro të pambledhura, do të ndryshojë organizimin dhe funksionimin e saj për vitin 2018.
Ajo do të vendosë 900 kontejnerë të rinj gjithandej Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vendosja e kontejnerëve, kontrata e re për arkëtim mjetesh me Komunën dhe planet për riprogramim borxhesh, që konsumatorët i kanë kompanisë “Pastrimi “ 20 milionë euro, pritet ta nxjerrin kompaninë nga vështirësitë financiare”, i ka thënë KD-së kryeshefi ekzekutiv i “Pastrimit”, Feim Salihu…