Kompania pastrimi thirrje: Largoni veturat nga rruga, s’po mundemi me i largu mbeturinat

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi Sh.A ka bërë thirrje që veturat mos të lihen pranë kontejnerëve meqë kështu po shkaktojnë probleme dhe po ua pamundësojnë kamionëve që të bëjnë grumbullimin e mbeturinave.

“Largoni veturat nga rruga! Te “Tregtia” në lagjen “Lakrishte” spo mundemi mi largu mbeturinat. Veturat gjatë gjithë kohës kanë qenë të parkuara në rrugë (shihni fotot). Luteni banorë, mos i parkoni veturat në rrugë dhe afër kontejnerëve.  Na mundësoni të kryejmë shërbimin si duhet”, thuhet në reagim.

Tutje kanë publikuar dhe disa video

Të ngjashme