Një kompani private kineze ka dështuar që të dërgojë një raketë në orbitë, për shkak se ka ndodhur një problem teknik gjatë fazës së tretë të lansimit.
Kompania Landscape Technology Corporation tha se faza e parë dhe e dytë e lansimit të raketës ZQ-1 shkoi sipas planifikimit, por kishte probleme në fazën e tretë, duke dështuar që raketa të hyjë në orbitë.
“Diçka anormale ndodhi pas fazës së dytë”, tha kompania duke mos dhënë më shumë detaje.
Mediat kineze kanë raportuar se raketa po barte një satelit për transmetuesin shtetëror, duke rezultuar në humbje prej rreth 14 milionë dollarësh.
Lansimi i raketës ishte parashikuar që të ndodhte në qendrën Wenchang, por ishte ndryshuar lokacioni për shkak të kushteve të këqija të motit.
Kompania me bazë në Pekin, Landscape është themeluar në vitin 2015.