Prodhuesi i makinave elektrike “Tesla” tërheq nga tregu 123,000 automjete në mbarë botën.Bëhet fjalë për 123 mijë njësi të Modelit S për shkak të një defekti në prodhim. Kompania ua ka bërë të ditur klientëve nëpërmjet një e-maili se defekti është lokalizuar në grupin e timonit.
Bëhet fjalë vetëm për veturat e prodhuara përpara prillit të vitit 2016. Vetëm pak ditë më parë ndërkohë, përplasja e një makine pa pilot e modelit 3 ka shkaktuar shumë zhurmë rreth efektshmërisë së këtyre makinave, të cilat realisht pritet të kenë edhe një vlerë mjaft të lartë në treg. Viti 2018 nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë për “Tesla”.
Aksionet e “Tesla” kanë humbur rreth 3.5 për qind, pas publikimit të lajmit.