Kompania “Saudi Aramco” më e pasura në botë, lë prapa gjigantët e teknologjisë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite ka vlerësuar se monopoli i saj shtetëror i naftës do të arrijë një vlerë rekord prej 1.7 trilion dollarë.

Ky parashikim erdhi pasi gjiganti botëror i hidrokarbureve Saudi Aramco, ka deklaruar se do shesë rreth 1.5 për qind të 200 miliardë aksioneve, duke u bërë kompania më fitimprurëse në botë. Si rrjedhim, kompania mund të kapë një vlerë neto prej 1.7 trilion dollarë, duke u shkëputur nga kompanitë e tjera për vlerat rekord të fitimit, përcjell Telegrafi.

Saudi Aramco ka tejkaluar gjithashtu Apple, e cila deri tani ka qenë e para botërisht, por ky nuk do të jetë rekordi i vetëm që kompania do të regjistrojë arrin çmimin më të lartë.

Kjo është hera e parë që Arabia Saudite po shet aksione të Saudi Aramco, si pjesë e një plani diversifikimi ekonomik që synon të shkëpusë mbretërinë nga varësia nga nafta dhe me sa duket ka për të rezultuar tepër e suksesshme. Gjigantët më të mëdhenj të financave botërore si, Banka e Amerikës, Goldman Sachs, J. P. Morgan, Citigroup, Credit Suisse, Morgan Stanley dhe HSBC do të shërbejnë si konsulentë financiarë për transaksionin në fjalë.

Aktualisht Saudi Aramco ka rezervat më të mëdha të naftës dhe prodhimin ditor më masiv në botë, duke pasur monopol në Arabinë Saudite, si eksportuesi më i madh botëror i naftës së papërpunuar.

Në vitin 2018, kompania bëri rreth 111 miliardë dollarë fitim dhe ka premtuar të paguajë një dividend vjetor prej 75 miliardë dollarësh deri në vitin 2024. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme