Kompania shtetërore gjermane kërkon të punësojë 21 mijë njerëz gjatë këtij viti

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kompania gjermane hekurudhore ‘Deutsche Bahn’ njoftoi se synon të punësojë të paktën 21,000 punonjës të rinj këtë vit, duke përfshirë 5,200 të trajnuar.

Kompania shtetërore po kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 shoferë trenash dhe rreth 740 teknikë, njoftoi një përfaqësues i ‘Deutsche Bahn’ për gazetën ‘Bild’.

Ndërsa ‘Deutsche Bahn’ punësoi 22,000 punonjës në vitin 2021, kompania ka humbur mijëra punonjës çdo vit, kryesisht për shkak të daljes në pension.

“Ekziston një kërkesë vjetore prej rreth 2,000 makinistash të rinj”, tha kompania.

Numri i punonjësve të ‘Deutsche Bahn’ në Gjermani u rrit me 2,000 vitin e kaluar pas një rritje prej 5,000 në vitin 2020.

Të ngjashme