Kompaninë ‘Uniteti’ e mbulon fukarallëku

Mitrovicë | 18 Kor 2016 | 08:50 | Nga

Shpresat se “fukarallëkun” kompanisë “Uniteti” do t’ia heqë kompania amerikane-suedeze “Green 3Power” me projektin 43-milionësh për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve energji elektrike tashmë janë shuar. Zotimet e kryetarit Bahtiri se “Mitrovica do të ketë në vitin 2016 rrymë të mjaftueshme” kanë mbetur vetëm fjalë në letër

Kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë vazhdon të jetë kompania e vetme në gjithë rajonin e Mitrovicës, e cila kryen punë për të cilën nuk shpërblehet.

E gjendur në vështirësi të mëdha financiare, menaxhmenti i kompanisë nuk ka mundur të mbledhë borxhe as të paktën për t’ua paguar punëtorëve një pagë, nga disa sosh të mbetura për borxh, për ta kaluar Bajramin e Madh.

Menaxhmenti ka pasur mundësi t’ua paguajë atyre vetëm nga 40 euro për Bajram, gjë që ka revoltuar punëtorët, disa nga të cilët as që i kanë pranuar ato para. E shpresat e mëdha që kanë ushqyer punëtorët e kësaj kompanie në projektin 43-milionësh të kompanisë amerikane-suedez “Green 3Power” tashmë janë shuar.

Varfëria, në të cilën ka rrëshqitur pothuajse gjysma e popullatës së komunës së Mitrovicës, siç duket ka prekur edhe kompaninë publike “Uniteti”./Zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme