Kompanisë e IT-së shikojnë mundësitë e eksportit në tregun gjerman

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 16:03 | Nga

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) në bashkëpunim me Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK), kanë mbajt takim informimi me anëtarët e tyre respektive, me qëllim rritjen e mundësive dhe kapaciteteve të ndërmarrjeve kosovare që merren me Teknologjinë Informative.

Mëngjesi me kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të OEGJK u hap nga kryetari i Bordit të STIKK, Mentor Sahiti dhe drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Albert Matoshi.

Në këtë takim ishin prezent kompanitë anëtare të OEGJK dhe të STIKK, të cilat trajtuan temat mbi bashkëpunime potenciale dhe zhvillimin e sektorit të IT-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e kompanive kosovare që merren me këtë fushë, ishin të interesuar që të dinë më shumë rreth mundësive të zgjerimit të hapësirës së tyre punuese, duke shprehë gatishmërinë që të ofrohen sa më shumë tregut gjerman të punës.

Kjo rrethanë, do të mundësonte krijim të më shumë mundësive në eksportin e shërbimeve kosovare në tregun gjerman, dhe si rrjedhojë edhe zhvillim të kompanive kosovare e rritje të punësimit. Gjithashtu, ajo do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të shërbimeve të eksportuara, dhe do të lejonte kompanitë të kenë një formë të automatizuar përmes së cilës do të operojnë më shpejt dhe do të jenë më të qasshëm në treg.

Drejtori ekzekutiv Albert Matoshi, tha se OEGJK e ka prioritet zhvillimin e sektorit të IT-së, si një sferë shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe Mentor Sahiti, kryetar i Bordit të STIKK, njëherësh edhe anëtarë i Bordit të OEGJK, tha se partneriteti mes këtyre dy institucioneve, reflekton me rritje, si në punësim, si në aftësim të mëtejmë të kompanive kosovare që merren me IT, si dhe drejtpërdrejt në përmirësimin e ekonomisë vendore në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme