Pak orë pasi ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester City, Vincent Kompany ka bërë të ditur se po i bashkohet skuadrës së Anderlecht.
Pas 11 viteve tejet të suksesshme në ‘Etihad Stadium’, mbrojtësi belg i ka dhënë fund karrierës së tij me Manchester City.
Lojtari ka marrë një vendim interesant, duke iu bashkuar skuadrës së Anderlecht në një kontratë tri vjeçare, si lojtar dhe trajner, përcjell lajmi.net.
Lojtari e ka konfirmuar këtë përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se do të nis një aventurë të re.
“Unë jam mirënjohës për të kaluarën, por mbetem ambicioz për të ardhmen. Për tri vitet e ardhshme, unë do të kem rolin e lojtarit dhe trajnerit tek RSC Anderlecht” ka shkruar Kompany, transmeton lajmi.net.
“Kjo mund të jetë surprizë për ju. Është vendimi më pasionant dhe njëkohësisht më racional që kam marrë. Si futbollist, jam i lindur dhe i rritur tek Anderlecht. Që nga mosha 6 vjeçare kam qenë me atë skuadër” ka shkruar ndër të tjerash ish kapiteni i Manchester City.
Kompany ka fituar katër Premierliga me skuadrën e Manchester City, bashkangjitur me dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës si dhe dy Community Shields.