Kompany me probleme shëndetësore, si është trajneri i bavarezëve?

Prishtinë | 18 Tet 2026 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka tejkaluar atë që disa e cilësuan si një mini-krizë, duke triumfuar bindshëm me rezultat 6-1 ndaj RB Leipzigut. Tani, skuadra bavareze i ka kthyer sytë nga dueli i madh në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, që zhvillohet të mërkurën.

Anëtari i bordit drejtues për sport në Bayern Munich, Max Eberl, bëri të ditur se trajneri Vincent Kompany ka vuajtur nga një virus gjatë gjithë javës, ndërsa lëvizjet e tij janë kufizuar edhe për shkak të një problemi me ijën, shkruan Yahoo Sports.

“Ai vërtet nuk po ndihet mirë”, tha Eberl, duke premtuar se Kompany “do të jetë patjetër i pranishëm” të mërkurën. Megjithatë, ende nuk dihet se “çfarë roli do të mund të ketë” atë ditë.

Kompany pati energji të mjaftueshme për të dalë në fushë dhe për ta përqafuar Luis Diazin, i cili u rikthye në formë pikërisht në kohën e duhur, pas një fillimi të vështirë të sezonit, duke shënuar tre gola në fitoren e thellë të Bayernit.

Të ngjashme