Familja e kosovarit Ramadan Kurtaj do të marrë një shumë të konsiderueshme parash – kompensim për vdekjen e tij nga rrëzimi i një vinci, derisa ishte duke punuar.
“Mbreti i Vinçave”, James Lomma, është detyruar që asaj dhe familjes së operatorit të mjetit, Donald Leo Junior, nga Staten Island, t’ua paguajë një milionë e gjysmë dollarë, njofton Klan Kosova.
Gjykata e ka urdhëruar atë që ta kryejë këtë detyrim, ose në rast të kundërt duhet të paguajë dhjetë mijë dollarë gjobë, për cdo ditë që nuk e bën këtë gjë.