Kompleksi i Familjes Jashari rrezikon të shembet

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Qarja e mureve vetëm po zgjatet e po thellohet.

Kjo gjendje është në të gjitha muret e kullës së familjes Jashari në Prekaz, të cilat po i vërejnë edhe vizitorët.

Për restaurimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” qeveria vitin e kaluar pati themeluar një komitet ndërministror. Por, nuk është se kryen ndonjë punë.

Bislim Zogaj tha se qeveria e kaluar u ka premtuar nga 16 deri në 20 milionë euro buxhet, aq sa ka kërkuar ky komitet. Njëri ndër anëtarët e këtij komiteti, është edhe anëtari i familjes Jashari si dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ankohet se askush nuk po kujdeset për memorialin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme