Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se nëse raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk votohet, ai do të jetë kundër.
“Nëse raporti i komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj
Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë dalë deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse ky raport përfshihet në marrëveshje.
Seanca e paraparë për ratifikimin e demarkacionit ende nuk ka filluar edhe pse ishte caktuar të niste në orën 11.