Komuna arsyeton mbylljen e shkollës “Ahmet Gashi”, do të ndërtohet objekt i ri

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 12:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e Arsimit, në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka mbajtur konferencë për media për çështjen e shkollës “Ahmet Gashi”, raporton Ekonomia Online.

Kjo drejtori ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Shala tha se kjo shkollë është vlerësuar se nuk i plotëson nevojat për qëndrim sepse është shumë e dëmtuar dhe se vihen në rrezik jeta e nxënësve dhe arsimtarëve.

“Ne si drejtori e arsimit kemi lëshuar një vendim në muajin gusht për dislokimin e klasave, klasa e 10 të transferohet në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe klasa 11-12 në shkollën ‘Sami Frashëri’, e gjitha kjo sepse është vërë vlerësim i stabilitetit te ndërtesës dhe nuk i plotëson kushtet, është gjendje emergjente që nuk i plotëson kushtet për nxënësit dhe kemi marr vendim për transferimin e disa klasave”, tha Shala.

Shala siguroi se në po atë vend do të bëhet ndërtesa e re e shkollës dhe se nuk do të bëhet asnjë qendër tregtare.

“Që të bëhet shkollë është e sigurt, ne sapo dolëm nga takimi me këshillin e nxënësve dhe arsimtarëve dhe vendosëm të bëjmë edhe një rivlerësim”, tha ajo.

“Në të njëjtin lokacion do të bëhet shkollë, ka 3 muaj që jap të njëjtën përgjigje nuk ka vendim se do të bëhet ndonjë qendër tregtare dhe nuk mund të bëhet sepse në atë pjesë vetëm ndërtesë dykatëshe mundet me pas”, shtoi ajo.

Shala tha se është dakorduar me mësimdhënësit dhe nxënësit të fillojë mësimi në shkollat ku janë paraparë.

Ferid Fazliu, udhëheqës i sektorit për ndërtim ndërtesës, tha se ndërtesa e shkollës aktualisht nuk është stabile dhe jofunksionale.

“Është bërë një raport ku u cek se objekti nuk është stabil dhe është jofunksional”, tha Fazliu.

“Ndikimet e lagështisë në objekt kanë ndikuar që objekti me qenë i rrezikshëm janë dëmtuar shtyllat, muret në podrum, dëmtimi i komplet podrumit dhe kanë ardhur në përfundim se objekti duhet rrënuar dhe të bëhet një i ri, ku do ndërtohet një i ri me standarde evropiane”, tha ai.

Asamblisti i PSD-së në Prishtinë, Adian Berisha, tha se Lëvizja Vetëvendosje po ndikon te qytetarët që të ketë veprime kundër këtij transferimi, raporton EO.

“Është e tmerrshme, kam fakte për këto ndikime dhe se shpejti do t’i shpërndaj edhe në rrjetin tim në Facebook”, shtoi ai.

Kurse sot nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të transferohet në dy shkolla tjera.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shoqeri/protestojne-nxenesit-e-gjimnazit-ahmet-gashi-ne-prishtine-nuk-i-pret-shpend-ahmeti/

Të ngjashme