Është mbajt mbledhja e XII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, ne mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile.
Për ketë takim ishte parapa ky rend pune:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;
3.Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP dhe marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,
4.Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;
5.Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,
6.Marrja e vendimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;
7.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Arsimit 2019-2022;
8.Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me piken 2 të rendit të ditës .Sqarimet e duhura për ketë pikë janë dhen nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj, lidhur më rendësin që ka Eco-Tregut, pse duhet të funksionalizohet sa më parë që është e mundur .Pas sqarimeve dhe diskutimeve për ketë pikë të rendit të ditës është votuar nga asamblesitët, ndërsa kryetari Ramosaj, propozoi që të ngritët një komision prej 7 anëtarëve për të zhvilluar më procedurat e mëtutjeshme .
Nga Asamblea komunale janë propozuar tre anëtar:
1. Valdet Nuraj- AAK
2. Albes Cacaj-LDK
3. Shkelqesa Hadergjonaj -PDK
4. Rifat Stojkaj-Drejtor i BPZHR
Ndërsa mbetet që ky komision të plotësohet edhe më tre anëtar tjerë 2 nga ekzekutivi dhe një nga Shoqëria Civile.
Pika e tretë e rendit të ditës nuk ka marr vota të mjaftueshme nga Asamblesitët as nga pozita as nga opozita për të vazhduar më proceduar të mëtutjeshme.
Më shumicë votash janë miratu edhe pikat 4,5, dhe 6-të
Pika e 7-të Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Arsimit 2019-2022, kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjithë asambleistët, ndërsa nga të gjitha grupet parlamentare janë dhen lavd ata për DKA-në, dhe ekipin punuese të ekspertëve , profesorëve të cilët kanë dhëne maksimumin e tyre për hartimin e Planit të Arsimit 2019-2022 për Komunë e Deçanit i cili tashmë gradualisht do të filloi të jetësohet në përditshmëri.
Në të ndryshme janë parashtruar edhe një sere pyetjesh parlamentarë të cilat do të marrin përgjigjjet e duhura në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale të në janar të vitit 2020.