Komuna e Deçanit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit do të mbajë mbledhjen e parë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, me datë 28.12.2021, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.

Në njoftim thuhet se për këtë mbledhje propozohet ky rend pune:

1. Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Komitetit të Komuniteteve,

2. Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

3. Shqyrtimi i listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022,

4. Rishqyrtim i Vendimit 01.Nr.IX-3 për shpallje të pronës me interes publik (për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh i Deçanit”pjesa nën Urë të Demës) me rekomandim të MAPL,

5. Shqyrtimi i kërkesës së DKA, për ndërrimin e emërtimit të SHMT”Tafil Kasumaj” nga SHMT në IAAP,

6. Të ndryshme

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme