Komuna e Decanit në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-I gjerman dhe me organizatën joqeveritare në Kosovë Green Art Center-Prishtina (GAC) vijon kampanjën “Decani Ekologjik”, në kuadër të së cilës synohet zgjerimi i shtrirjes së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në 100% të territorit komunal si dhe pastrimin e të gjitha deponive ilegale dhe revitalizimin e tyre për një mjedis më të pastër.
Kësisoj, në këtë komunë, Departamenti i Shërbimeve Publike dhe kompania komunale “Higjiena” të përkrahur me ekspertizë të jashtme në fushën e menaxhimit të mbeturinave janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin e këtij plani ambicioz, i cili do ta sjellë këtë komunë në shtrirjen e shërbimit nga 30,8% sipas raportit të AMMK për vitin 2018 në 100% deri në fund të vitit 2019.
Njëherësh, Komuna e Decanit ka nisur edhe aksionet për pastrimin dhe revitalizimin e dhjetëra deponive ilegale të krijuara në këtë komunë, aksione këto që do të vijojnë derisa të përfundohet komplet rehabilitimi i tyre.
Ndër të tjerash,Kryetari i Komunës Z.Ramosaj, tregon se tashmë kjo komunë ka bërë të gjitha parapërgatitjet dhe investimet dhe është e gatshme për implementimin e këtij plani konkret dhe tendencioz që do e sjellë Komunën e Decanit në një komunë ekologjike duke ju përshtatur edhe natyrës e bukurive natyrore që bart ky qytet.
Njëherësh në një prononcim prej ekspertëve të GIZ-it gjerman në Kosovë ,”Projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale” tregojnë se projekti i qeverisë gjermane është duke i përkrahur të gjitha komunat në Kosovë me asistencë teknike profesionale për përmirësimin e sektorit të shërbimeve publike me qëllim ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarë.
Prej anës së GAC, Znj.Beu-Mucaj shprehet se implementimi i një plani të tillë ambicioz prej anës së komunës së Decanit jep shembullin më të mirë që ka ardhur koha për të zgjidhur ceshtjen e mbeturinave në nivel local dhe nacional dhe ndërrmarrja e veprimeve konkrete do krijojë kushte për një mjedis të qëndrueshëm e më të pastër. Ndër të tjerash ajo potencon rëndësinë e përkrahjes qytetare në pranimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave,pagesës së rregullt të taksës për shërbim si edhe bashkëpunimin e ndërsjelltë për të mbajtur pastër mjedisin jetik.Gjithashtu,znj.Beu-Mucaj tregon se me përkrahjen e donatorit Giz, Komuna e Decanit ka nisur të punojë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve komunale prej vitit të kaluar duke përmirësuar kuadrin institucional ligjor për thëmelimin e kompanisë komunale dhe të gjitha planet dhe planifikimet përcjellëse që ndihmojnë në këtë drejtim.
Urojmë që ky hap konkret që ka ndërrmarrë Komuna e Decanit të finalizohet duke krijuar kushte për një Decan më të pastër dhe Ekologjik!