Deçani nis projektin e shtrirjes së rrjetit elektrik drejt bjeshkëve të saj

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit sot ka filluar projektin e elektrifikimit në bjeshkët e kësaj komune.

Kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se projekti do të jetë pjesë e rrugëtimit të ardhshëm zhvillimor të komunës që ai drejton.

“Deçani po bëhet ashtu siç e meriton. Qyteti ynë po merr kuptim çdo ditë e më shumë. Filluam sot, projektin e elektrifikimit të bjeshkëve, ky projekt pas shumë procedurave burokratike më në fund filloi. Tashmë rrugëtimi zhvillimor i komunës sonë është i sigurt. Na prift e mbara, e urime”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme