Ramosaj: Manastiri po ngadalëson zhvillimin ekonomik të Deçanit

Deçan | 18 Jan 2020 | 07:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Zona e Mbrojtur” në Manastirin e Deçanit, vazhdon të sjellë probleme për Komunën dhe qytetarët e saj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se serbët që menaxhojnë me Manastirin e Deçanit po shkaktojnë probleme që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

“Në këtë fazë ne nuk është që jemi krejt të ngurtë mirëpo që nganjëherë manastiri po i shkakton disa probleme të cilat e vështirësojnë  jetën e qytetarëve të Deçanit duke qenë konkret kundrejt zhvillimit ekonomik të këtij vendi”, thotë ai.

Ramosaj thotë se vendimet që janë marrë nga viti 2008 deri në vitin 2016 kanë dikuar ndikuar negativisht dhe e kanë rënduar situatën.

“Nuk mund ta lë fajtorë kujdestarë në këtë temë, mirëpo situata politike situata e të kaluarës dhe vendimet që janë marrë sidomos prej vitit 2008 deri në 2016 e kanë sjellë situatën para këtij akti të tillë, dhe që besojmë që është proces i cili duhet të kalojë dhe ta kuptojnë të gjithë drejt”.

Ai shprehet se shpreson në tejkalim të kësaj situate pasi qytetarët gjithmonë kanë qenë paqësorë ndaj Manastirit dhe që ky monument të mos përdoret si instrument nga Serbia.

“Në këtë rast ne kemi kërkuar gjithmonë prej personelit të Manastirit që ta kuptojë situatën drejt, sepse qytetarët e Deçanit në raport me Manastirin kanë pasur objektiva paqësore dhe qytetarët duhet të jetojnë dhe të shfrytëzojnë një potencial që Zoti ua ka krijuar në këtë vend. Në këtë konstilacion unë jam i sigurt që çdo ditë do të vijmë drejt zgjidhjeve mirëpo që për momentin ende nuk e kemi ndonjë disponim pozitiv, jo vetëm prej Manastirit të Deçanit mirëpo është më shumë politike dhe është njëfarë lloj frike që personeli i Manastirit e ka në raport me shtetin i cili i përdor si instrument të vetin”.

Ramosaj ka treguar edhe prioritetet e komunës që udhëheqë për vitin 2020, me theks të veçantë ato që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe turizmit të qytetit.

“Prioritetet e mia dhe të Komunës së Deçanit janë thuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar, një pjesë e projekteve janë në vazhdim një pjesë e këtyre projekteve do të vazhdojnë në vitin 2020, me theks të veçantë edhe këtë vit do të zënë vend investimet të cilat pas vetes bartin konceptin e zhvillimit ekonomik. Këto projekte  përtej që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të komunës së Deçanit kanë të bëjnë me atë ëndrrën  e qytetarëve që me pas një qytet i cili ka destinacione të caktuara në aspektin zhvillimor e sidomos në aspektin e shfrytëzimit të resurseve dhe potencialeve më të mëdha që komuna i ka”, thotë ai.

I pari i Deçanit Bashkim Ramosaj  ka thënë se janë 15 projekte, që do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve.

Ai përmendi investimet në infrastrukturë rrugore që do të ndikojnë në shtimin e turizmit rural.

“Ne jemi në nismën e këtyre projekteve e që janë 15 projekte tepër interesante, që jam i bindur që Deçanin do ta bëjnë një prej destinacioneve  më të adhurueshme për qytetarët e Kosovës. Fillimisht jemi duke punuar me rrugën e cila është një prej infrastrukturës kryesore, jemi duke e zbatuar projektin e elektrifikimit të këtyre bjeshkëve edhe pse jemi në fillesat e para.  Kemi investuar në infrastrukturën rrugore të fshatit Bella. Kemi një vendbanim që është Spreqa që e kemi bërë vendbanim formal e që e kemi destinuar një pjesë të buxhetit qoftë për rrugë apo për rrymë, është ndërtimi që po bëhet në komunën e Deçanit që është një prej shëtitoreve më të bukura në Kosovë”.

“Jemi dike punuar në shëtitoren rrugës nga manastiri. Brenda këtij viti bashkë me Federatën e  Skitarizmit e kemi caktuar një afat prej 5 viteve prej vitit 2018 që me e fut në funksion këtë qendër, që do të homologohej prej Federatës së Skitarisë, e që do të mund të homologohej prej Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë që do të hynte në kalendarin e mbajtjes së këtyre garave”, përfundoi ai.

Të ngjashme