I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar përfaqësues të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, KEDS-it, Higjenës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Shëndetësisë, Inspektoratit Rrugor, dhe në theks të veçantë, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.
Kryetari Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim.
Postimi i plotë i tij:
Kam takuar sot, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KEDS-in, Higjenën, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shëndetësinë, Inspektoratin Rrugor e në theks të veçantë Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.
Të gatshëm dhe operativ të gjithë në situatën e tanishme, por fokusi kryesor i të gjithë neve ka qenë dhe do jetë në vazhdimësi uji i pijes.
Për këtë komuna do krijoj një “Taskë Forcë” e cila do bëjë monitorimin dhe do të sanksionoj keqpërdoruesit e Ujit të Pijes.
Të dashur qytetarë bëni kujdes në këtë kohë, nuk është e drejtë që për të ujitur bahqen apo arën t’i lëmë pa ujë shumë vendbanime.
Me respekt, ju lus për mirëkuptim.