Komuna e Deçanit ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Komtel Project Engineering SH.P.K” për “Furnizim me pajisje bujqësore për fermerë.
Postimi i plotë i kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj:
Të nderuar fermer deçanas,
Sot, kemi nënshkruar kontratë me kompaninë “Komtel Project Engineering SH.P.K” për “Furnizim me paisje bujqësore për fermerët e Komunës së Deçanit”.
Përfitues me mekanizëm bujqësor nga ky projekt do të jenë 380 fermer në kultura të ndryshme bujqësore.
Ashtu siç kemi premtuar, sektori i bujqësisë do të jetë prioriteti ynë kryesor.
Na priftë e mbara!
BR