Komuna e Deçanit pranon pajisje të punës për njësinë e zjarrfikësve në vlerë prej 10 mijë euro

Deçan | 04 Maj 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ka pranuar një donacion në vlerë prej 10 mijë euro nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor pajisje të punës për njësinë e zjarrfikësve të Komunës së Deçanit.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, me ç’rast ka thënë se këto pajisje do të mundojnë që puna të jetë sa më efikase dhe zjarrfikësit të kenë qasje sa më të lehtë në raste emergjente.

“Kemi pranuar donacion në vlerë prej 10,000 euro nga komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Marco Javarone, me pajisje të punës për njësinë e zjarrfikësve të Komunës së Deçanit. Këto pajisje do të mundësojnë që puna të jetë sa më efikase dhe zjarrfikësit të kenë qasje sa më të lehtë në raste emergjente. Falënderues dhe mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme