Komuna e Deçanit zbulon pllakën përkujtimore për atdhetarin Cenë Zukaj

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për nderë të festës së 28 Nëntorit, ditës së Falmurit Kombëtar, ka bërë zbulimin e pllakës përkujtimore për atdhetarin Cenë Smajl Zukaj.

Ai ka thënë se Cenë Zukaj do t kujtohet me krenari për jetën e tij me siç ka thënë, sakrifica të mëdha për atdheun.

“Për nder të “Festave të Nëntorit”, sot kemi bërë zbulimin e Pllakës Përkujtimore për atdhetarin dhe partiotin e madh Cenë Smajl Zukaj, në fshatin Beleg! Bacën Cenë do ta kujtojmë me krenari për jetën e tij gati shekullore, me sakrifica të mëdha për atdheun. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Cenë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme