Komuna e Drenasit dhe Skënderajt përfitojnë financim projekti në vlerë treqind mijë euro
Mbledhja e jashtëzakonshme e datës 5 prill 2019 për bashkëpunim ndërkomunal në mes të komunës së Drenasit dhe Skënderajt rezultoi e frytshme për të dy komunat pasi që sot në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës bregut të Qyqavicës” në vlerë prej 300,000.00 €. Participimi i dy komunave do të jetë me nga 20,000.00€ secila.
Me këtë rast komuna e Drenasit do të jetë komunë lidere në zhvillimin e projektit gjë e cila nënkupton se do të jetë bartëse e të gjitha procedurave të prokurimit dhe do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punimeve të këtij projekti.
Kujtojmë që komuna e Drenasit dhe e Skënderajt gjatë këtij viti kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të miratuar nismën e bashkëpunimit ndërkomunal gjë e cila rezultoi me finalizimin e kësaj marrëveshje.
Kryetari Lladrovci pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është zotuar se obligimet që dalin nga komuna do të kryhen në përpikëri sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe ka falënderuar MAPL-në për vlerësimin e këtij projekti dhe komunën e Skënderajt për bashkëpunimin e ofruar në interes të qytetarëve të kësaj ane.