Lladrovci shpreh shqetësim për vonesat në ndërtimit e rrethit që lidh katër fshatra

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot në ambientet e Komunës ka pritur përfaqësuesit e fshatrave Vërboc, Tërstenik, Shtuticë e Polluzhë. Kryetari Lladrovci gjatë takimit ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e një rreth rrotullimi që do t’i lidhte dhe do t’u lehtësonte qasjen në rrugën rajonale katër fshatrave të Komunës së Drenasit, gjë e cila ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek banorët e këtyre fshatrave.

Kryetari Lladrovci i njoftoi përfaqësuesit e këtyre fshatrave se Komuna e Drenasit me kohë i ka përcjellë shqetësimet e banorëve të cilat gjithmonë kanë qenë prioritet dhe kanë pasur mirëkuptimin e Komunës.

Duke qenë se ky është një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna e Drenasit me kohë ka paraparë se do të ketë probleme dhe ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të mos e neglizhojë këtë çështje dhe të merret seriozisht me të.

Për më tepër, Komuna i ka përcjellë në Ministri kërkesat e qytetarëve, mirëpo, deri më tani ata nuk kanë ndërmarrë asgjë për të zgjidhur këtë çështje.

Në takim kryetari Lladrovci i njoftoi ata në rast Ministria nuk e ndërton një rrethrrotullim, Komuna është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme brenda mundësive ligjore e financiare që ka, por parakusht mbetet ndërtimi i mbikalimit nga Ministria e Infrastrukturës ashtu edhe siç parashihet në projektin e rrugës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme