Komuna e Drenasit dhe Skënderajt përfitojnë financim projekti në vlerë treqind mijë euro

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit dhe Skënderajt përfitojnë  financim projekti në vlerë treqind mijë euro

Mbledhja e jashtëzakonshme e datës  5 prill 2019 për bashkëpunim ndërkomunal në mes të komunës së Drenasit dhe Skënderajt rezultoi e frytshme për të dy komunat pasi që sot në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal u  nënshkrua marrëveshja e  mirëkuptimit për financimin e projektit “Ndërtimi  i rrugës bregut të Qyqavicës” në vlerë prej 300,000.00 €. Participimi i dy komunave do të jetë me nga  20,000.00€ secila.

Me këtë rast komuna e Drenasit do të  jetë komunë lidere  në  zhvillimin e projektit  gjë e cila nënkupton se do të jetë bartëse e të gjitha procedurave të prokurimit   dhe   do të  mbikëqyrë mbarëvajtjen e punimeve të këtij projekti.

Kujtojmë  që komuna e Drenasit dhe e Skënderajt gjatë këtij viti kanë mbajtur mbledhje të  jashtëzakonshme për të miratuar nismën  e bashkëpunimit ndërkomunal gjë e cila rezultoi me finalizimin e kësaj marrëveshje.

Kryetari Lladrovci pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është zotuar se obligimet që dalin nga komuna do të kryhen në përpikëri sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe ka falënderuar MAPL-në për vlerësimin  e këtij projekti dhe komunën e Skënderajt  për bashkëpunimin  e ofruar në  interes të qytetarëve të kësaj ane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme