Pas përfundimit të raundit të parë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës – Mjedis i Pastër i lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ) Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Drenasit në vendin e tretë me gjithsej 82 pikë dhe me këtë rast ka ndarë grantin në vlerë 171,615.00 euro.
Vlerësimi është bërë duke u bazuar në tre kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes se mirë si dhe për tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.
Ky është edhe një sukses i punës së mirë dhe transparente të komunës së Drenasit, punë e cila tashmë po shpërblehet me shumë grante.
Kujtojmë se Granti i Performancës – Mjedis i Pastër u lansua në shkurt të këtij viti.
Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar të gjitha grantet që janë ndarë nga Ministritë e ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.