Komuna e Drenasit reagon ndaj deklaratave të Xhavit Drenorit

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka sqaruar opinionin për deklaraten e Xhavit Drenorit, dhënë më datën 20 shkurt 2019 në T7, në lidhje me hyrjen ilegale në SHFMU “Rilindja” në Dobroshec, ku në komunikatë njoftohet se ka ngjarë para mandatit të kryetarit aktual të komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit kërkon nga organet e ndjekjes dhe ato të drejtësisë, ta trajtojnë rastin, pavarësisht vlerës së kontestuar (dy litrave antifriz) apo qëllimin e marrjes së materialit sipas vlerës së cekur.

Hyrja pa leje apo hyrjes ilegale në shkollë (nëpërmjet dritares) duke përdorur forcën për të hyrë brenda objektit të shkollës, duhet cilësuar konform ligjeve në fuqi.

“Shprehim habi që ky rast është mbyllur duke mos u proceduar tutje nga ana e organeve përgjegjëse”, shkruhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme