Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkohet kujdes në ngasje dhe të shmangen daljet e panevojshme.
“Ekipet e nevojshme kanë dalë në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e kripës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.