Komuna e Drenasit vlerësohet për respektimin e barazisë gjinore

Drenas | 20 Sht 2017 | 16:32 | Nga

Organizata “Peen Educators Network” (PEN) i ka ndarë Komunës së Drenasit mirënjohje për kontributin e dhënë në realizimin e projektit “Veprojmë për Barazi”.

Mirënjohja për kontribut dhënë ne realizimin dhe respektimin e barazisë gjinore, iu dha kryetarit Ramiz LLadrovci në një takim të organizuar nga PEN, me temën “Gratë në Vendimmarrje Lokale”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, tha se Komuna e Drenasit përfshirjen e grave në vendimmarrje e ka bërë me përkushtimin më të madh, duke treguar se edhe gruaja ka ndikim ne shoqëri dhe është e gatshme të përballojë sfida gjatë udhëheqjes në menaxhim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme