Janë ditët më të mira për t’i kaluar me familjen, por jo në natyrë, as në kafeteri e restaurante, por në shtëpi!
Mjekët dhe infermierët po bëjnë gjithçka që munden për t’iu mbrojtur shëndetin e ju duhet t’i vlerësoni dhe dëgjoni udhëzimet e tyre;
Shteti është në krye të detyrës, për ty, shëndetin tënd, familjes tënde e gjithë shoqërisë – ndihmoje – rri në shtëpi!
Jemi të gjithë përballë armikut të padukshëm – jep kontribut edhe ti! Qëndro në shtëpi!
Gjyshërit, prindërit, motra, vëllai e familjarët nuk meritojnë t’i rrezikoni!
As dielli, as biçikleta, as fotografitë në natyrë nuk shijojnë kur rrezikoni të tjerët!
Shtëpia është streha e sigurtë e familja më e ngrohta shpresë se bashkë do t’ia dalim.