Komuna e Ferizajit: Qëndroni në shtëpi, asgjë nuk është më me rëndësi se shëndeti

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Janë ditët më të mira për t’i kaluar me familjen, por jo në natyrë, as në kafeteri e restaurante, por në shtëpi!

Mjekët dhe infermierët po bëjnë gjithçka që munden për t’iu mbrojtur shëndetin e ju duhet t’i vlerësoni dhe dëgjoni udhëzimet e tyre;

Shteti është në krye të detyrës, për ty, shëndetin tënd, familjes tënde e gjithë shoqërisë – ndihmoje – rri në shtëpi!

Jemi të gjithë përballë armikut të padukshëm – jep kontribut edhe ti! Qëndro në shtëpi!

Gjyshërit, prindërit, motra, vëllai e familjarët nuk meritojnë t’i rrezikoni!

As dielli, as biçikleta, as fotografitë në natyrë nuk shijojnë kur rrezikoni të tjerët!

Shtëpia është streha e sigurtë e familja më e ngrohta shpresë se bashkë do t’ia dalim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme