Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se kanë ndërruar shtyllat ndriçuese të vjetra me ato të reja.
Ai në një postim shkroi se pamja e zemrës së qytetit, do të jetë shumëherë më e bukur e më moderne.
“Sheshi qendror i Ferizajt është shndërruar këto ditë në vendpunishte, me rikonstruktimin e ishujve të gjelbër e tash edhe me vendosjen e shtyllave-trupave ndriçues të rinj, duke zëvendësuar ato të vjetrat, të pasigurta e të vendosura dekada më parë, pas përfundimit të së cilës, pamja e zemrës së qytetit, do të jetë shumëherë më e bukur e më moderne”, shkroi Aliu.