Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar të gjithë fermerët e kësaj komune se do të bëhet mbarësimi artificial i 100 krerë gjedheve për vitin 2019-t.
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se shpenzimet e mbarësimit artificial i bart komuna.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen fermerët e komunës së Fushë-Kosovës se në bazë të kontratës (nr. i prokurimit 612 19 3696 221 dhe nr. i brendshëm 612 19 045 221 ) për “Vaksinimin e shtazëve dhe shpezëve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës” është paraparë edhe mbarësimi artificial i 100 krerë gjedheve për vitin 2019, kështu që të interesuarit mund të lajmërohen në numrin kontaktues: 044 268-141 dhe 044 611-624. Shpenzimet e mbarësimit artificial i bartë Komuna.