Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në Krijimtari dhe Sport për vitin 2019

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në atmosferë festive organizoi mbrëmjen përmbyllëse ku u bë edhe zgjedhja e krijuesit të vitit, dhjetë më të dalluarit në sport, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, si dhe sportisti i vitit 2019 për komunën e Fushë-Kosovës.

Në këtë manifestim madhështor kryetari i Komunës z.Burim Berisha në fjalën përmbyllëse tha se Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, në veçanti në fushën e kulturës dhe sportit. Projekte të shumta janë realizuar këtë vit dukë përfshirë sportin si një nga prioritetet tona.

Titullin “Krijues i vitit 2019” këtë vit komisioni komunal i ndau, doktor i njohur i letërsisë, në opusin krijues të të cilit në mesin e veprave dhe publikimeve të botuara është edhe botimi i fundit “Koha e Ardhme e foljes në Gjuhën Shqipe” (Lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit) që është sponsorizuar nga komuna jonë.

Titullin “Krijues i vitit 2019” për prof.dr. Sejdi Gashin e ndau kryetari i Komunës Burim Berisha.

Fitues në sport ishin:

  • Çmimi “Klubi më i dalluar i vitit 2019” kësaj here me propozimin e komisionit i është ndarë klubit “Martial Arts Fushë-Kosova” me gjithsej 68 medalje të arta, 59 të argjendta dhe 130 të bronzta të fituara në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • Çmimi “Trajneri më i dalluar i vitit”, i është ndarë të famshmit dhe njërit nga më të dalluarit jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare – FIDAIR BERISHËS – Trajner i klubit “Martial Arts Fushë-Kosova”. Një nga rezultatet që duhet veçuar është pjesëmarrja në kampionatin Evropian në garat  “Mesdhetare Mediterane”, po ashtu është i akredituar për trajner me licencë botërore nga Federata Botërore WKF si dhe gradimi e avancimi i katër sportistëve, të cilët kanë arritur të gradohen “Mjeshtër të Karatesë 1 DAN”.

Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë veçuar:

  1. Suela Arifi – Shpresa e Sportit 11 vjeçare – Karateiste. Gjithsej 21 medalje, 6 të arta, 10 të argjendta dhe 5 të bronzta. 11 nga to i ka të fituara jashtë Kosovës. Dy herë kampion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, kampione në KUMITË dhe një herë fituese e një medalje të argjendtë. Në Mal të zi nënkampione dhe njëherë fituese e medaljes së bronztë. Në Pogradec tri herë nënkampione.
  2. Elton Musliu – Karateist / fitues i 23 medaljeve, 7 të arta, 6 të argjendta dhe 10 të bronzta.

Nënkampion Evropian në Federatën e WSF-së të organizuar në Shkup. Vendi i tretë në garat Mesdhetare të organizuara në WKF – Turqi. Kampion i Kupës Mbarëkombëtare në Vlorë. Kampion i turneut Ndërkombëtar “STRUGA OPEN 2019”. E arritur tjetër e Eltonit gjatë vitit 2019 është gradimi dhe avancimi i tij me thirrjen MJESHTËR 1 DAN.

  1. Elena Manxholli është e lindur në vitin 2007.
  • VENDI I PARË në Disiplinën KAPËRCIM.
  • Vendi i parë në Disiplinën TRA.
  • Vendi i Dytë në disiplinën paralele e shkallëzuar.

Elena ka përfaqësuar vendin tonë në garat ndërkombëtare të mbajtura në Maribor të Sllovenisë ku ka marrë Mirënjohje për pjesëmarrje në këto gara.

  1. Besfort Merlaku – Boks
  • Kampion i Kosovës në kategorinë e tij.
  • Fitues i medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
  • Fitues i medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar në Bosnje.
  • Fitues i Turneut “XHAFER THAQI” në Gjakovë.
  • Fitues i medaljes së artë në Pejë – “EPOPEJA E DUKAGJINIT”.
  1. Redona Gashi – Karateiste fituese e 17 medaljeve. 14 të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
  • Kampione e Kosovës për Kadet.
  • Përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin Evropian të mbajtur në Danimarkë.
  • Në GRAND PRIX – Hercegnovi – Mali i Zi ka fituar dy herë medaljen e argjendtë dhe një herë të bronztën.
  • Në ULQIN si përfaqësuese e Kosovës ka siguruar tri medalje të arta.
  • Në Podgoricë në gara ekipore u shpall Kampione.
  1. Jakub Xhigoli – Futbollist i FC “KOSOVARI”
  • Jakubi shquhet nga futbollistët tjerë si një nga golashënuesit më të mirë të klubit dhe i cili ka një rol të veçantë në klubin ku ai luan.
  • Është i përzgjedhur në formacionin e vitit në ligën ku ai garon.
  1. Dion Miftari – Atlet / Klubi i Atletikës “Fushë-Kosova”
  • 13 medalje të fituara,
  • 8 të arta,
  • 4 të argjendta,
  • 1 të bronztë.

Dioni njihet si një sprinter, i cili premton shumë në të ardhmen.

  1. Mihane Gashani – Volejbolliste e klubit të vajzave “Fushë-Kosova”.
  • Është lojtarja kryesore e këtij klubi, e cila bartë barrën kryesore në klub dhe ka arritur që bashkë me klubin të ngritet në nivelin e Superligës së Kosovës për femra.
  • Mihanja është e ftuar dhe e grumbulluar në kombëtaren e Kosovës për grupmoshat U- 19.
  1. Edison Neziri – Futbollist i klubit të futbollit “Fushë-Kosova”.
  • Edisoni është lojtar i cili përfaqëson komunën tonë në Reprezentacionin e Kosovës U-17.
  • Ishte përfaqësues i Republikës së Shqipërisë për gjeneratat U-15 dhe U-17.
  • Edisoni është njëri ndër lojtarët kryesorë i cili është i zgjedhur në formacionin e vitit në ligen ku ai garon.
  • Po ashtu Edisoni do të jetë në testime në klubin ”FC BAZEL” të Zvicrës.
  1. Doarza Ivanja – Atlete e klubit të Atletikës “KALAJA”.
  • Sprintere e pa kontestuar në disiplinën 100 metra.
  • 4 herë Kampione e Kosovës – 6 herë nënkampione, 2 herë e bronztë.
  • Përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin Ballkanik U-18 në Turqi.
  • Përfaqësuese në ligën e tretë Evropiane për seniore.
  • Kampione në AKUATLLON.
  • Kampione në DUATLLON.

Sportisti i vitit 2019 për Komunën e Fushë-Kosovës:

  • Fitues i çmimit “Sportisti i vitit 2019’ për komunën e Fushë-Kosovës është LEONIT LATIFI.
  • LEONIT LATIFI ka fituar gjithsej 28 medalje, nga ato 12 të arta, 8 të argjendta dhe 8 të bronzta të fituara në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Kampion i Kosovës
  • Kampion i Kupës Mbarëkombëtare në Vlorë
  • Kampion i Turneut Memorial “Curri-Begolli”
  • Kampion i Turneut “Xhevat Makolli” – KUMITE
  • Kampion i Turneut “Xhevat Makolli” – KATA
  • Kampion i Turneut “SHEMSEDIN KELMENDI”
  • Kampion i Turneut “KUPA E KASTRIOTIT”
  • Kampion i Turneut “SHKËNDIJA OPEN” – Tetovë
  • Kampion i Turneut” KATANA OPEN”
  • Kampion i Turneut Memoriali “HAKI IBERDEMAJ” – KUMITE
  • Kampion i Turneut Memoriali “HAKI IBERDEMAJ” – KATA
  • Fitues i medaljes së bronztë në Turneun Ballkanik në Shkup në Maqedoninë Veriore.
  • 8 herë nënkampion në garat Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
  • 7 herë fitues i medaljes së bronztë në gara Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Bazuar në kriteret e Rregullores së Federatës së Karatesë së Kosovës sportisti që u nderua sonte nga Komuna e Fushë-Kosovës me titullin “Sportist i vitit 2019”, me gjithsej 28 medalje, grumbullon 710 pikë.

E arritur tjetër e këtij sportisti gjatë vitit 2019 është gradimi dhe avancimi i tij me thirrjen MJESHTËR 1 DAN.

Komuna e Fushë-Kosovës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, iu uron sportistëve suksese edhe më të mëdha duke u zotuar se do t’i përkrahë dhe do t’i mbështes pandalshëm edhe në vitin vijues.

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme