Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në sport për vitin 2020

Fushë-Kosovë | 24 Dhj 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në sallën e Kuvendit të Komunës ka zgjedhur, dhjetë më të mirët në sport, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, referi më i mirë, si dhe sportisti i vitit 2020 për komunën e Fushë-Kosovës.

Në këtë manifestim, nënkryetari i Komunës, Fadil Krasniqi, në fjalën përmbyllëse tha se Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, në veçanti në fushën e kulturës dhe sportit. Ai tha se projekte të shumta janë realizuar këtë vit dukë përfshirë sportin si një nga prioritetet.

Drejtoresha Nurije Avdiu iu premtoi sportistëve përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive për vitin 2021.

Fituesit:

Çmimi “Klubi më i dalluar i vitit 2020” kësaj here me propozimin e komisionit i është ndarë klubit të“Volejbollit Fushë Kosova” me rezultatet kulminante të arritura gjatë këtij viti klubi ka arritur të inkuadrohet në Superligën A për Femra.

Çmimi “Trajneri më i dalluar i vitit”, i është ndarë profesorit dhe njërit nga më të dalluarit , ZIJADIN OBERTINCA – Trajner i klubit të “Volejbollit Fushë Kosova”.

Një nga rezultatet që duhet veçuar është se Klubi i Volejbollit Fushë Kosova fal punës së trajnerit ka arritur që të inkuadrohet në Superligën A për femra në nivel te vendit.

Çmimi “Shpresa e Sportit” i është ndarë gjimnastës së reElena Mangjolli, e cila premton shumë.

Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë :
– Lirigzon Maloku – Futbollist, gjithsej 18 gola të realizuara dhe bartës kryesor i rezultateve të mira për vitin 2020.
– Art Veseli – Xhudist i klubit Sankaku/ fitues i shumë medaljeve, kampion i Kosovës i pakontestuar.
– Dren Ibrahimi – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova, kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit.
– Duarza Ivanja – Atlete e klubit të atletikës Kalaja, Sprintere dhe kampione e shumëfishtë e Kosovës.
– Valza Gashi – Karateiste e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 28-ta në ranglistën botërore.
– Rinesa Osmani – Karateiste e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 35-ta në ranglistën botërore.
– Vjosa Gashi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova
– Enkel Hamiti – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova,kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit
– Zana Jusufi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova.

Sportiste e vitit 2020 për Komunën e Fushë-Kosovës:
Fituese e çmimit “Sportist i vitit 2020’ për komunën e Fushë-Kosovës është Adisa Hakiqi.

ADISA HAKIQI lojtare e Klubit të Volejbollit për shtatë vite, luan në rolin e pasueses, ka qenë pjesë e të gjitha lojrave të zhvilluara, është lojëtarja kyçe për rezultatet e arritura të Klubit të Volejbollit Fushë Kosova me të cilin ka arritur të shpallet kampion në superligën B gjithashtu ka arritur të inkuadrohet në superligën A për vitin 2020 duke u renditur në mesin e 5 ekipeve më të mira në vend.

Komuna e Fushë-Kosovës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, iu ka uruar sportistëve suksese edhe më të mëdha duke u zotuar se do t’i përkrahë dhe do t’i mbështes pandalshëm edhe në vitin vijues.

Image may contain: 3 people, people standing and people on stage

Të ngjashme