Komuna e Fushë Kosovës njofton se ka vazhduar nga dje me fazën e dytë të dezinfektimit të të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive si dhe i lokaleve afariste nga jashtë.
Në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës bëhet e ditur se kjo është një nga masat mbrojtëse nga COVID-19.
“Është kjo edhe një nga masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Falënderojmë qytetarët të cilët po i përkrahin dhe mbështesin këshillat e dhëna nga të gjitha institucionet në këtë kohë pandemie, kurse ne do të vazhdojmë me angazhimet ditore për të qenë sa më afër qytetarëve”, thuhet në njoftim.