Shërohen 4 të infektuar nga Coronavirusi në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës ka konfirmuar se 4 pacientë që ishin infektuar me koronavirus, tani janë shëruar plotësisht.

Përmes një njoftimi për media thuhet se edhe një pacient tjetër ka rezultuar negativ në testin e parë.

Njoftimi i plotë i Komunës:

  • Njoftim nga Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës *

Në testimin e datës 27.04.2020 nga IKSHP, konfirmohet se 4 (katër) pacient të infektuar me COVID-19 në komunën e Fushë-Kosovës, kanë rezultuar negativ. Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negativ.

Raste të reja nuk ka, gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë.

Si Shtab Emergjent i komunës, jemi të përkushtuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i ofruar shërbime të cilësisë së lartë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme