Komuna e Gjakovës siguron zyre për “Thirrjet e Nënave”

Gjakovë | 02 Maj 2017 | 19:20 | Nga

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së re të Organizatës ”Thirrjet e Nënave”, zyrë e cila organizatës i është siguruara nga ana e komunës së Gjakovës.

Me këtë rast kryetarja Kusari – Lila ka thënë para nënave se për të është obligim institucional, por edhe moral e njerëzor që të jetë afër atyre që kanë pësuar më së shumti dhe afër familjarëve të të rënëve, të cilët me gjakun e tyre vunë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila më tej ka shtuar se çështja e të pagjeturve vazhdon të mbetet ende një plagë e hapur edhe pas 18 vjetëve dhe për këtë të gjithë duhet të angazhohen e të punojnë në mënyrë që kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë. Megjithatë, kryetarja Kusari – Lila ka shtuar se përgjatë kësaj periudhe është arritur që të paktën të shënohen fakte të ndryshme qoftë në muze e qoftë në monumente të shumta, fakte të cilat nuk duhet të harrohen por përkundrazi duhet të mbeten në memorien e gjeneratave të reja si dëshmi më e mirë e sakrificës së njerëzve tanë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Organizatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova e ka falënderuar kryetaren Kusari – Lila dhe komunën e Gjakovës për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që e kanë dhënë në përkrahjen e kësaj organizate për kryerjen në mënyrë sa më efikase të misionit të vet të shenjtë, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 14 people, people smiling, people sitting and indoor

Të ngjashme