Komuna e Gjilanit ankand publik për shitjen e lopëve dhe viçave

Gjilan | 10 Kor 2017 | 18:27 | Nga

Komuna e Gjilanit, nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit ka shpallur një ankand publik për shitjen e lopëve dhe viçave.

Madje në tenderin e publikuar janë specifikuar edhe çmimet për kilogramë.

“1,95 €/ për kg mish i gjallë për gjashtë (6) viqa sipas specifikacionit, 3,00€ / kg për viçin me numër 11316826. 1.30€/kg për dy lopë’’, bëhet e ditur në tenderin e shpallur.

Derisa tenderi i është dhënë “Adil Spahiut” me Nr 1171319451 me banim në rrugën “Martirët e Gjilanit” Nr. 30 60000 Gjilan.

Për shumën e tërësishme të kësaj kontrate, thuhet se do të bëhet e ditur pasi të bëhet matja në fermën e shkollës fillore “Arbëria” në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme