Komuna e Gjilanit dështoi të investojë 1.2 milion euro për projektet kapitale

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka dështuar të shpenzojë 1 milion e 200 mijë euro të arkës së buxhetit, të destinuara për investime kapitale, për vitin 2018, shkruan sot Koha Ditore.

Qeverisja komunale e Gjilanit kishte ngecur në shpenzimin e mjeteve financiare dhe në këtë mënyrë shumë nga projektet me rëndësi për banorët e kësaj komune nuk janë zbatuar. Buxheti total për investime kapitale për vitin 2018 ishte mbi 6 milionë euro.

Pushteti komunal në vazhdimësi ishte arsyetuar se mosshpenzimi i mjeteve financiare ishte pasojë e problemeve, lidhur me organizimin e brendshëm, ngase kanë pasur mungesë të kuadrit profesional në zyrën e prokurimit.

Kurse opozita në këtë komunë vlerëson se pushteti komunal nuk është duke menaxhuar mirë proceset dhe se për këtë ndihen të shqetësuar qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme